15 Nëntor 2016 - 14:49
Sipas komunikatës nga presidenca, Thaçi ka thënë se prodhimi i ushqimit është sfidë e nivelit botëror, por ne me shkencëtarë si profesori Fetahu, që gjithnjë janë në kërkim të mundësive të reja për tejkalimin e sfidave, gjithçka mund ta përballojmë me lehtë, transmeton Koha.net.
“Ndarja e çmimit për inovacione, kërkime dhe zhvillim për profesorin Fetahu është një vlerësim për punën e tij të gjatë shkencore në krijimin e kultivarit të parë vendor të grurit, i cili është shumë i përshtatshëm për kushtet tona klimatike, ka kapacitete të larta prodhuese dhe ka vlera të shumta ushqyese”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa, profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, ka thënë se në çmimin e ndarë nga presidenti e sheh vullnetin e tij për promovimin e vlerës së inovacioneve dhe respektimin e arritjeve shkencore.
Sipas profesorit Fetahu, ky respekt është kulturë dhe përkujdesje institucionale, por edhe gatishmëri për avancimin e prodhimit të ushqimit vendor, në funksion të zvogëlimit të importit të grurit.
“Ju sot me këtë akt nderuat studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë së Universitetit të Prishtinës, ekipin hulumtues për punën dhe sakrificën shumëvjeçare për ta realizuar inovacionin e parë në kuadër të shkencave bujqësore në Kosovë”, ka thënë Fetahu.
Presidenti Thaçi shtoi se vendi ynë ka fermerë shumë të vyeshëm dhe kur puna e dija bëhen bashkë, atëherë gjithsesi që edhe rezultatet në bujqësi janë më të larta.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...