
15 Nëntor 2016 - 14:42
Megjithatë, Apeli e ka dënuar me 7 vjet burgim për përgjegjësi komanduese.
Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi është dënuar me burgim unik prej 10 vjetësh për “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Tomë Gashi, raporton KTV.
Jahir Demakut i është bashkuar dënimi në rastin “Drenica I” dhe “Drenica II” në burgim prej 7 vjet.
Pjesa tjetër e aktgjykimit është konfirmuar siç ka qenë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, i marrë në vitin 2015.
Avokati Tomë Gashi, e ka vlerësuar vendimin skandaloz dhe të nxjerr pa asnjë provë.
“Të gjithë janë dënuar me deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka probleme mendore të vërtetuara edhe gjatë gjykimit. Ne avokatëve na mbetet që edhe këtë rast ta dërgojmë në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke shpresuar se nuk do të ketë gjyqtarë të tillë të EULEX-it, të cilët me paragjykime shqiptojnë dënime vetëm për shkak se Selmi, Lushtaku e Demaku kanë luftuar për lirinë tonë”, ka thënë Gashi.
Ky vendim e çon edhe Skenderajn në zgjedhje të jashtëzakonshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...