
15 Nëntor 2016 - 14:41
Në njoftimin rreth kësaj tryeze theksohet se qëllimi kryesor i saj ishte diskutimi mbi zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, që rrjedhin drejtpërdrejtë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, transmeton Koha.net. Sundimi i ligjit është vlerë themelore mbi të cilën është krijuar BE dhe njëkohësisht përfaqëson thelbin e procesit të anëtarësimit. Prandaj kërkohet nga shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në BE që të themelojnë dhe promovojnë funksionimin e institucioneve kyçe që garantojnë sundimin e ligjit.
Në këtë tryezë diskutuan panelistët e mëposhtëm: Gerrie Willems, ambasadore e Holandës në Kosovë, Sevdije Morina, zëvendëskryeprokurore e Shtetit, Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, dhe Artan Canhasi, Instituti Demokratik i Kosovës.
Sipas tyre sundimi i ligjit vazhdon të mbetet një nga prioritetet kyçe në procesin e zgjerimit dhe një nga pengesat kryesore bazuar dhe në Raportit të fundit të Komisionit Evropian 2016 për Kosovën. Gjithashtu panelistët u fokusuan në reformat thelbësore që duhet të ndërmerren në këtë fushë, siç janë forcimi i institucioneve të zbatimit të ligjit, parandalimi dhe luftimi e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pastrimi i parave etj.
Përkundër progresit të deritanishëm, Kosova vazhdon të mbetet në fazën e hershme të luftimit të këtyre dukurive negative. Në mënyrë që të përmbushen këto obligime, duhet një bashkëpunim dhe koordinim institucional dhe një angazhim i të gjithë akterëve të përfshirë në këtë proces. Ndër të tjera u vu në pah rëndësia e zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), si një mekanizëm shtesë për të shtyrë përpara zbatimin e MSA-së.
Gjatë tryezës GSJP prezantoi Raportin e Politikave me titullin “Kushtëzimet e sundimit të ligjit në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së.” Studimi paraqet një analizë të plotë të kërkesave të sundimit të ligjit që Kosova duhet të zbatojë për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja dhe trajton implikimet e tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...