15 Nëntor 2016 - 14:30
Me anë të pajisjeve moderne u kryen matjet e prurjeve të lumit Drin në vendin e quajtur “Gryka e Prizrenit” dhe këto të dhëna do të shkëmbehen mes vendeve në kohë reale për të pasur një informacion më të detajuar dhe të thelluar mbi situatat e reshjeve apo përmbytjeve, transmeton Koha.net. Kryeshefi i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit në Kosovë, z.Ilir Morina, u shpreh se ky takim është mjaft i rëndësishëm, sepse të gjitha vendet e rajonit janë bashkë. Më tej z.Morina shtoi se është shumë mirënjohës ndaj GIZ-it për përkrahjen e bashkëpunimit rajonal. Katër vjetët e ardhshme synojmë të krijojmë rrjetin rajonal, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të përbashkëta.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtorët e instituteve hidrometeorologjike, përkatësisht nga znj. Letafete Latifi, z.Fatos Hoxhaj, z.Luka Mitrović dhe z. Oliver Romevski. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe drejtori i projektit “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në menaxhimin e rrezikut të përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor”, z.Gerrit Bodenbender.
Me këtë rast z.Bodenbender tha se situata e javës së kaluar tregon se ajo çfarë po bëjmë sot është shumë e rëndësishme, sepse ka impakt të drejtpërdrejtë mbi njerëzit. Gjithashtu përmbytjet treguan sa të rëndësishme janë institucionet tuaja. Me mbështetjen e këtij projekti, institutet hidrometeorologjike të katër vendeve do të vazhdojnë të përmirësojnë parashikimin e përmbytjeve në rajon. Shkëmbimi në kohë reale e të dhënave, kombinuar me harta të detajuara të zonave që rrezikohen nga përmbytjet dhe modelin hidrologjik të basenit të lumit Drin, do të ndihmojnë në krijimin e një modeli parashikues që do të përdoret nga katër vendet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...