Gratë pak të përfaqësuara në institucione, përballen me sfida të ndryshme

15 Nëntor 2016 - 14:23      

Gratë kosovare vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme për të marrë pozita udhëheqëse në politikë.

Kjo më së miri dëshmohet me numrin e vogël të grave të cilat udhëheqin poste të larta në institucionet e vendit.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila e cila është e vetmja lidere që udhëheq një komunë në Kosovë, në një intervistë për emisionin “ Ekonomia me Erëzën”, ka pranuar që gratë në politikë vazhdon të jetë temë tabu për shoqërinë kosovare, transmeton Koha.net.

Ajo tregon për sfidat të cilat e kanë shoqëruar për të arritur në pozitën që tani udhëheq .

“Secilin post që e kam mbajt gjithmonë kur i kam hy sfidës, njerëzit më të dashur kanë ndje dhembshuri duke më thënë pse nuk po e zgjedh një punë më të mirë, e që i përshtaten më së shumti një femre. Dhe shpeshherë paragjykohesh edhe nga fjalët që t’i nuk i përputhesh me realitetin e që të bëjnë të ndihesh keq”, tha Kusari- Lila.

E vështirësi për t’u qasur në jetën politike thotë të ketë pasur edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra.

Ajo në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, tregon se gratë gjykohen për çështje që nuk duhet të vinin në rend të ditës.

“Natyrisht ka qenë e vështirë dhe nuk mundem me thanë që me qenë femër në polikë është sfidë e letë, e kjo u dëshmua me zgjedhjet në SHBA, e që për mua ishte dekurajuese. Ne kemi parë gjatë gjithë kohës që gratë gjykohen si po vishen, e çështje që nuk duhet të vinin në rendë të ditës”, deklaron Deliu- Kodra.

Në bazë të një raporti të Bankës Botërore çdo e 8-ta grua në Kosovë është e punësuar.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...