
15 Nëntor 2016 - 12:50
Por, kjo kërkesë ka dështuar për arsye se, sipas Vetëvendosjes, një deputet e ka tërhequr nënshkrimin në momentin e fundit.
Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, bashkë me partitë tjera opozitare, kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte paralajmëruar të niste në orën 12:00, pasi kanë thënë se kjo është bërë me presion të partive në pushtet.
“Vetëvendosje tash e sa ditë po punon për mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme, por në momentet e fundit është tërhequr një nënshkrimin i një deputeti dhe ne mendojmë se është bërë për shkak të trysnisë së partive në pushtet”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, raporton KTV.
Sipas saj, kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme kishte të bënte me “vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit”, ndërsa, sipas saj, “Kuvendi nuk është i gatshëm të diskutojë për këtë çështje”.
“Kjo është arsyeja pse ne e lëshuam mbledhjen”, ka theksuar ajo.
“Kemi synuar që të dalim me një rezolutë përmes së cilës do të kërkonim hetim të pavarur për vdekjen e Deharit. Por, me tërheqjen e nënshkrimit të një deputeti të PDK-së, u anulua kërkesa për seancë”, ka thënë Dërguti.
“Gjatë vikendit është dashur të bëjmë shumë përpjekje për mbledhjen e 40 nënshkrimeve. Frika për të diskutuar tregon mungesën e transparencës për të diskutuar për këtë çështje”, ka theksuar ajo.
Ndërkaq, KTV, nga burime të veta, mëson se deputeti që ka tërhequr nënshkrimin është deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...