
15 Nëntor 2016 - 13:27
Pas një sërë takimesh për temën e telekomunikacionit në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, palët janë pajtuar më 13 nëntor të vitit 2016, sa vijon:
1. M.T.S. d.o.o. do të veprojë në pajtim me kornizën juridike dhe rregulluese të Kosovës në lidhje me telekomunikacionin, si dhe me rregullat e caktuara në këto përfundime. Pasi që t’i jepen lejet në pajtim me pikat 3 dhe 4 të “Marrëveshjes për telekomunikacion”, çështjet teknike potenciale që dalin nga zbatimi i këtyre lejeve do të zgjidhen drejtpërdrejt ndërmjet kësaj ndërmarrjeje dhe ARKEP-it.
2. M.T.S. d.o.o do të shpërndajë 60.000 numra në domenin 047X. Secilit shfrytëzues do t’i lejohet të shfrytëzojë numrin 06X paralelisht me numrin 047X në të njëjtën SIM kartelë. Nëse do të ketë nevojë për numra shtesë, M.T.S. d.o.o do t’i kërkojë ata nga ARKEP-i... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...