Foto: Koha / ilustrim

Kodi me fusnotë

15 Nëntor 2016 - 12:52      

Kosova nuk do të njihet si shtet nga ITU-ja. Në anekset teknike, ku Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit do t’ia shtojë fusnotën denominimit të Kosovës, kur asaj t’ia ndajë kodin +383.

Çështja e denominimit është trajtuar në një aneks të veçantë të Marrëveshjes që Kosova dhe Serbia e kanë mbërritur për telekomin, dokument ky i kritikuar nga ekspertë dhe nga opozita.

“Në anekset teknike të buletineve të ITU-së, Kosova do të referohet si Kosovo* me fusnotën ‘Ky emërtim është pa paragjykuar pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mendimin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës’”, është përmbajtja e fusnotës që do të shpjegojë asteriskun ngjitur emrit të shtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy ditë më parë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se është arritur Marrëveshja për “kodin telefonik shtetëror të Kosovës”. Sipas saj, ITU-ja do t’ia alokojë Kosovës këtë kod më datën 15 dhjetor. Por, kjo nuk do të ndodhë pa u përmbushur një kusht.

“Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Serbia obligohet t'i dërgojë letër ITU-së me të cilën pajtohet që ITU t'ia alokojë kodin telefonik Kosovës, dhe ky obligim duhet të realizohet me datën 3 dhjetor 2016”, ka thënë ajo. “Kosova obligohet që të japë një lejim të përkohshëm dhe të kufizuar për telefoni mobile për një kompani të re mts.d.o, kompani kjo e regjistruar sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...