
15 Nëntor 2016 - 12:21
Ndërkaq, kanë shprehur besimin se, me marrjen e kodit dhe implementimin e tij teknik, do të ketë dy aspekte të përfitimeve: Telekomi i Kosovës do t’i zvogëlojë shpenzimet operative në masë të madhe, si dhe; konsumatori apo klienti fundor do të ketë oferta dhe çmime më atraktive dhe më të përballueshme.
“Me një fjalë operatorët telekomunikues do të kenë përfitime të shumta, të cilat do të reflektohen edhe në kualitetin e shërbimeve, por edhe në kostot operative, duke i hapur rrugë administrimit autonom/sovran të marrëdhënieve kontraktuale me operatorët e tjerë telekomunikuese anekënd botës”, i ka thënë gazetës “Koha Ditore”, zëdhënësi i Telekomit, Arsim Bilalli.
“Në mungesë të kodit telefonik, Telekomi i Kosovës për kodin e telefonisë mobile të huazuar nga Monako Telekomi, deri tani për të gjitha vitet e operimit, i ka paguar Monaco Telekomit rreth 53 milionë euro vetëm si taksa të numeracionit, ndërsa kësaj shume duhet shtuar edhe koston e trafikut, asistencën teknike, shpenzimet e Roamingut, sinjalizimin, administrimin e kartelave gërvishtëse, analizën e kualitetit të shërbimeve, SMS-të ndërkombëtar, thirrjet dalëse (ndërkombëtare) që së bashku me kodin shtetëror janë 141 milionë euro”, ka shtuar ai.
Sipas Bilallit, nëse do të shkohej direkt me marrëveshje bilaterale për të hyrat ndërkombëtare, do të kurseheshin mbi 100 milionë prej ditës së parë të operimit si Telekom i Kosovës. Po kështu, ai ka theksuar se sikur të kishte pavarësi për kodin shtetëror prej ditës së operimit të Valas, Telekomi i Kosovës do të kursente mbi 200 milionë euro.
“Kodi telefonik do t’i mundësonte Telekomit të Kosovës administrim shumë më të mirë të raporteve kontraktuale me operatorët telefonikë anekënd botës duke siguruar kualitet më të mirë të shërbimeve dhe ulje të kostove operative. Rrjedhimisht, kjo do të reflektonte edhe në çmimin e shërbimeve te konsumatorët tanë”, ka theksuar Bilalli.
“Me marrjen e kodit telefonik, Telekomi i Kosovës/Vala bëhet pjesëmarrës direkt në tregun e Bashkimit Evropian (EU Mobile Zone), që mundëson tarifa lineare/të barabarta me vendet e BE-së. Përveç aspektit komercial, kodi shtetëror ka një vlerë identifikuese të një shteti të pavarur në fushën e telekomunikimit”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...