Foto: Koha / ilustrim

S’nis zbatimi i marrëveshjes reciproke për targat me Serbinë

15 Nëntor 2016 - 12:06      

Për shkak të vonesave administrative, autoritet e Kosovës nuk kanë arritur që të fillojnë zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes Republikës se Kosovës dhe Serbisë dhe heqjen nga përdorimi të tabelave “prova”, të cilat njëanshëm zbatoheshin nga pala Serbe që nga viti 2011.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sipas së cilës, sot është data e fundit kur është dashur të fillojë zbatimi i marrëveshjes.

“Sot është datë kur është dashur të fillojë zbatimi i marrëveshjes për reciprociteti më targa. Dhe nuk ka filluar ende. Arsye është se procedura administrative për prodhimin e këtyre letërngjitëseve, që nënkupton edhe procedurat e tenderimit që duhet t’i bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, ka qenë kohë e shkurt për t’i arritur”, ka thënë Tahiri.

Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...