
15 Nëntor 2016 - 11:32
Kështu thotë Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili me këtë rast edhe ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Sot Kosova prapë është kthyer gati në të njëjtën gjendje, sikur të ishte më shumë e administruar se sa e qeverisur. Institucionet e Kosovës sillen sikur nuk kanë asgjë në dorë për sa ju takon vendimeve që e forcojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit. Kemi plotë gjëra për çka mund të dyshojmë se Qeveria e Kosovës ende edhe sot e kësaj dite nuk e konsideron veten qeveri e shtetit të pavarur, prandaj bëhen koncesione e lëshime karshi fqinjëve, siç është rasti më Asociacionin, Demarkacionin tash se fundmi edhe me marrëveshjen e kodit të telefonisë. Të gjitha këto, por jo vetëm, në njëfarë mënyre po e godasin pavarësinë e Kosovës”, thotë Lekaj në një reagim dërguar mediave, raporton Koha.net.
“Pavarësia nuk është vetëm, hajde po e shpallim, por është ajo që vjen pas saj, mbajtja gjallë e idealit të atyre që sakrifikuan çdo gjë për të ndodhë 17 shkurti 2008, e për të zgjedhur institucione të pavarura të Kosovës së përhershme”, thotë më tej Lekaj.
“Duke qenë që kjo datë koincidon me një segment të pavarësisë së vendit, atë të zgjedhjeve, do të ishte po aq patriotike që po sot të shpalleshin zgjedhjet e t’i pavarësonim institucionet edhe njëherë, por kësaj radhe nga kapja prej krimit dhe korrupsionit dhe kthimin e tyre në qëllimin për çka edhe krijohen, shërbimin ndaj qytetarëve”, ka theksuar Lekaj në fund të këtij reagimi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...