Rruga e Arbërit pritet të nisë në maj të 2017-ës

15 Nëntor 2016 - 10:34      

Punimet për ndërtimin e segmentit më të vështirë të rrugës së Arbërit prej 27 km, nga Tujani tek Ura e Vashës, pritet të nisin në fillim të muajit maj të vitit 2017.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën gjatë diskutimeve të p/buxhetit të vitit që vjen në Komisionin e Ekonomisë se është ngritur komisioni për shqyrtimin e ofertave të reja në Ministrinë e Transporteve, pas dështimit të negociatave me kompaninë kineze “China State Construction”. Sipas tij, oferta e kompanisë kineze ishte në kundërshtim me interesin publik.

Por Ahmetaj tha se ka oferta të pakërkura që janë paraqitur me projekte konkrete në Ministrinë e Transporteve, të cilat po shqyrtohen dhe deri në maj 2017 parashikohet që procedura të ketë mbaruar dhe të kenë nisur punimet. Sipas Ahmetajt, Qeveria i qëndron idesë që segmenti më i vështirë i rrugës së Arbërit të ndërtohet me koncesion.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...