14 Nëntor 2016 - 23:53
Ai ka thënë se Kosova ka humbur miliona euro duke paguar për kodet të huaja, ndërsa tash përveç përfitimeve materiale vendi do të ketë edhe përfitime indirekte.
Dida ka thënë se Kosova do të vendoset në hartën botërore të komunikimit.
“Ky kod na hap dyert në sistemet e internetit. Kodi do të ketë efekt domino në shumë aspekte”, ka thënë ai përcjell Koha.net. “Është problem praktik dhe i thjeshtë, por shumë domethënës”, ka shtuar ai.
Dida ka thënë se “fakti në terren është më me rëndësi sesa dokumentet që kanë mbetur mbrapa”.
“Është e pamundur që Serbia të luajë me këtë kod, sepse kjo është marrëveshje ndërkombëtare. Ajo nuk mund të jetë pronë e Serbisë sepse ajo nuk është pronë materiale që mund të shitet.
Dida e ka cilësuar si koncesion të Kosovës dhënien e telefonisë mobile për dy vjet telekomit të Serbisë, por e ka quajtur koncesion që ia vlen për të marrë kodin.
I pyetur për shqetësimin e disave se Serbia mund të përgjojë më lehtë kosovarët me këtë marrëveshje, Dida ka thënë se ky do të ishte një veprim i paligjshëm.
“Hakerët rusë po hetojnë në Amerikë. Me marrëveshje kjo nuk i mundësohet e as nuk i lehtësohet Serbisë. Por janë Agjencitë tona shtetërore që duhet të kujdesen që kjo të mos ndodhë”, ka thënë ai.
Dida, suksesin për arritjen e këtij rezultati nuk ia ka atribuuar ekipit negociator të Kosovës.
“Ky nuk është sukses i klasës politike kosovare. Është 100 për qind është sukses i Bashkimit Evropian”, ka thënë Dida.
Ka thënë se aplikacionin në ITU Kosova do të duhej ta bënte edhe nëse ai do të bëhej sa për sy e faqe.
“Le të tregojnë se kanë bërë diçka konkrete do të ndiheshim krenarë se po bëjnë diçka”, ka thënë Dida.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...