Foto: Koha / arkiv

Gashi: Ende s’ka asnjë aktvendim nga Gjykata e Apelit për rastin “Drenica 1”

14 Nëntor 2016 - 23:36      

Ish-komandanti i Zonës së Parë Operative të UÇK-së dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është shpallur i pafajshëm për vrasje nga Gjykata e Apelit dhe më këtë vendim Lushtakut i hiqen 12 vjet burg, për çka ishte dënuar më parë, kanë konfirmuar për KosovaPress familjarë të Lushtakut.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë avokatin mbrojtës të Lushtakut, Arianit Koci, por telefoni i tij ishte i pa çashëm.

Kurse avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi duke mos dashur ta komentojë lajmin, ka thënë për KosovaPress se ende askush nuk ka marrë asnjë aktvendim të shkruar, e as aktgjykim nga Gjykata e Apelit për Rastin “Drenica 1”.

“As unë, e as askush tjetër, nuk ka marrë asnjë aktvendim të shkruar, e as aktgjykim nga Gjykata e Apelit për Rastin “Drenica 1”, kështu që nuk mund të konfirmoj asgjë më shumë”, ka thënë Gashi.

Në procesin gjyqësor të njohur si “Drenica 1”, Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte dënuar kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku me 12 vjet burg, ndërsa ish-komandantin e UÇK-së Sylejman Selimi me 6 vjet burg.

Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi janë duke e vuajtur dënimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...