14 Nëntor 2016 - 22:54
Këto deklarata Kusari-Lila i bëri gjatë emisionit “Ekonomia me Erëzën” në KTV.
“Ajo si çështje tani veç se është banalizuar nga zotëri Pacolli, në mënyrën se si e portretizon, e që nuk po largohet shumë nga karakteri i presidentit Donald Trump, pasi nuk ka asnjë vlerë në karakterizimin e tillë dhe çdo gjë e përcaktojnë me vlera materiale ”, tha Kusari- Lila, transmeton Koha.net.
Kusari-Lila thotë se këtë krahasim e ka bërë për shkak të gjykimit të gruas në politikë .
Ajo shton se elementi financiar nuk ka qenë përcaktues në fitoren e saj, sepse Gjakova thotë të ketë pasur nevojë për ndryshime.
“Nuk ka qenë përcaktues elementi financiar, sepse sikur të ishte do të kishin fituar edhe kandidatët tjerë të AKR-së. Por, Gjakova ka pasur nevojë për ndryshime”, deklaroj ajo.
Kusari-Lila shprehet se fuqizimi i grave në politikë është duke ndodhur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...