14 Nëntor 2016 - 22:12
“Kam pasur një diskutim të gjatë sot me kolegun Kocias dhe nuk besoj se është në interesin e Greqisë apo të Shqipërisë që të ketë një ngërç në procesin e integrimit europian. Gjithmonë kam besuar se duke i thënë gjërat troç njëri-tjetrit dhe duke i ballafaquar pikëpamjet, qofshin këto dhe të ndryshme, do ta përmirësojmë në një plan afatmesëm marrëdhënien shqiptaro-greke”, u shpreh Bushati nga Brukseli, përcjell atsh.
Besoj, vijoi ai, se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë se është në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta mbështetur.
“Kam shpresë që procesi i reformave, ku është përfshirë qeveria, duke u mbështetur dhe nga vendet anëtare, përfshi edhe Greqinë, do të na japë mundësinë që në dhjetor të hedhim një hap tjetër në procesin e vështirë të anëtarësimit në BE”, tha Bushati.
Në takimin me ministrin grek Kocias, Bushati tha se u rakordua nevoja për ta rienergjizuar marrëdhënien me Greqinë, për të ecur përpara me projekte konkrete, si dhe çështjeve që mund t’i japim zgjidhje.
Menuja e çështjeve mes dy vendeve dihet, nënvizoi ai, por duhet të themi se jemi në njëjtën gjatësi vale, pasi ka dhe çështje që kanë një interes të prekshëm për qytetarët e të dy vendeve, dhe nuk duhet t t’i fokusojmë të gjitha energjitë në çështjet e mbartura nga e kaluara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...