14 Nëntor 2016 - 22:00
12 prej tyre ishin vetëvrasje, ndërsa të tjera vdekje natyrale, duke eliminuar shkaktarin e dhunës dhe për pasojë nuk është marrë në përgjegjësi ndonjë zyrtar burgu apo autoritet më i lartë në drejtësi.
Rasti i fundit është ai i Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes që vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren, tash për tash në rrethana të pasqaruara. Familja e tashmë të ndjerit, avokati i saj Tomë Gashi, si dhe lëvizja Vetëvendosje pjesë e së cilës ishte 26 vjeçari, insistojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Në anën tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një reagimi për media ka theksuar se e vërteta do të dalë në raportet zyrtare, derisa çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në reagimin e SHKK-së përcjell Koha.net. “Në pajtim me të gjeturat, SHKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin, ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi”, thuhet më tej aty.
Ndërkohë, Kohavisioni sonte në lajmet e mbrëmjes ka pasqyruar një tjetër rast, atë të familjes Baftijari, që tash një vit nuk ka raport përfundimtar të institucioneve shtetërore për vdekjen e të birit, Mentor Baftijari (34) në burgun e Dubravës. [Më shumë... Video]
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...