Mirëpriten prodhimet shqiptare në panairin e mobiljeve në Beograd

14 Nëntor 2016 - 21:49      

Në panairin e mobiljeve në Beograd për herë të parë mori pjesë një prodhues shqiptar. Panairi beogradas ka hapur dyert për bashkëpunim me kompanitë shqiptare duke ftuar prodhues nga Tirana.

Sylejman Ulliri, një nga prodhuesit, ka vendosur megjithatë të provoj fatin. Për vizitë i kanë ardhur më shumë biznese pasi shitja individuale është e vështirë, por cilësia shqiptare ka befasuar serbët.

“Është hera e parë për ne që marrim pjesë në një panair në Serbi. Si fillim jemi shumë të kënaqur me klientët e shumtë që kanë ardhur deri tani, të cilët kanë qenë nga të gjitha kategoritë”, shprehet prodhuesi nga Tirana, raporton TopChannel.

Në qindra prodhues nga e tërë bota, shqiptarët kanë patur një pritje më të mirë dhe kontakte për tregje të reja, tashmë që politika i ka thënë pjesërisht po bashkëpunimit.

“Ne kemi kontakt me dy firma serbe dhe në të ardhmen do të shohim mundësinë se cilës prej tyre mund t’i japim mallrat tona. Negociatat janë për pjesën e çmimeve”, shprehet Ulliri.

Pavarësisht politikës, shumë serbë provuan rehatinë shqiptare, krahas mijëra ekspozimeve të modeleve të fundit. Në këtë panair prodhimet e tyre i kanë ekspozuar 520 prodhues nga 45 shtete nga e tërë bota dhe ka patur mbi 85 mijë vizitorë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...