Raporti i Progresit potencon ndikimin politik në gjyqësi e prokurori, thotë Demhasaj

14 Nëntor 2016 - 21:26      

Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare Çohu, duke komentuar për Raportin e Progresit për Kosovën të KE-së thotë se po vazhdon ndikimi politik në prokurori dhe gjykata, duke filluar nga vendosja e personave që kanë qenë anëtarë të partive në këto pozita.

“Raporti i Komisionit Evropian flet për ligjin e ri për konfliktin e interesit. Dy herë nga ky projektligj për konflikt interesi është larguar nga zyra e Kryeministrit, nuk e di pse asnjë qeveri nuk po e miraton ligjin e ri”, ka thënë ai në “Puls” të KTV-së, teksa ka shtuar se pavarësia e gjyqësorit mungon për shkak se financat janë nën kontroll të Qeverisë e cila e ndanë atë fond.

Raporti flet edhe për diferencën e eksportit dhe importit, e cila nuk ka ndryshuar.

“Pra nuk i kemi punët mirë as në aspektin ekonomik, e niveli i papunësisë është i madh”, ka thënë ai.

Ky Raporti flet për politizimin e administratës publike dhe nuk është bërë asgjë në reforimimin e saj.

“Në përgjithësi në të gjitha fushat ky raport tregon se gjendja është ajo që ka qenë me shumë pak përmirësime”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...