Canhasi: Raporti i Progresit e vlerëson Kosovën me 1-sh, më keq s’ka

14 Nëntor 2016 - 21:15      

Artan Canhasi, nga KDI ka qenë i ftuar në “Puls” të KTV-së, për të disktuar për gjetjet e Raportit të Progresit për Kosovën.

Ai ka thënë se si KDI kanë vërejtur se shumica e paragrafëve në Raport flasin se Kosova është në fazën e hershme.

“Pra 1-sh, e më keq nuk ka. Vetëm zeroja, por zero nuk ekziston. Nuk ka progres substancial sa i përket luftës kundër korrupsionit”, ka thënë Canhasi.

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën i ka pesë shkallë, faza e hershme është shkalla e parë.

“Pra nuk ka më keq se kaq, derisa niveli i avansuar është shkalla e pestë”, ka sqaruar ai.

Canhasi ka thënë se raporti flet për pak progres në ngritjen e kapaciteteve të prokurorisë siç janë aktakuzat por ka mungesë të vendimeve të gjykatave.
“Fajtor për këtë situatë është qeveria për shkak se gjyqësori nuk ka mjete financiare për të luftuar dukuritë negative”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...