Kosova pa evidenca të sakta për të prekurit me diabet [video]

14 Nëntor 2016 - 21:31      

Ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore është kërkuar edhe në ditën ndërkombëtare të diabetit.

Drejtues institucionesh derisa folën për këtë sëmundje treguan se nuk kanë evidenca të sakta në mungesë të një regjistri i cili pritet të lansohet tek vitin e ardhshëm, raporton KTV.

Për mungesën e këtij regjistri zëvendësministri i shëndetësisë fajin e hedh te një projekt, i cili as që pritet të fillojë së implementuari pavarësisht se për të u ndanë mijëra euro.

Por, krejt këto shqetësime i ka hedhur poshtë drejtoresha e klinikës në të cilën trajtohen të sëmurët me diabet.

Drita Mekuli drejtoreshë e klinikës endokrinologjike, tha se ka pasur edhe mungesë me furnizim të insulinës por më emergjente e sheh funksionalizimin e një laboratori.

Institucioneve u është kërkuar që të angazhohen për ngritje të cilësisë së shërbimeve jo vetëm në raste kur shënohen këto ditë si ndërkombëtare.

Diabeti është një sëmundje kronike që rrit nivelin e sheqerit në gjak, e që mund të prekë secilin njeri. Ai mund të zhvillohet deri në 10 vjet pa u vënë re, prandaj testet më të shpeshta për diagnostikim janë shumë të nevojshme. 


Kosova pa evidenca të sakta për të prekurit me... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...