Foto: Koha

Doktorët e shkencave nga rajoni që ligjërojnë në Kosovë, dyshohen për keqpërdorim [video]

14 Nëntor 2016 - 20:26      

52 profesorë nga 67 sa janë gjithsej me titullin doktor shkence nga Shqipëria e që ligjërojnë në Kosovë, nuk e kanë sjellë vërtetimin nga Administrata Tatimore e Shqipërisë nëse në të dyja vendet kanë kontratë të rregullt pune, që i bie se i mbajnë nga 40 orë pune në javë.

Po ashtu, 90 profesorë nga gjithsej 112 doktorë shkence që nga Maqedonia ligjërojnë në Kosovë, nuk e kanë sjellë vërtetimin se nuk kanë marrëdhënie të rregullt pune edhe në Maqedoni, raporton KTV.

Por se kanë 2 kontrata të rregullta të punës, po dyshojnë zyrtarë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, andaj u kanë kërkuar të gjithëve të sjellin vërtetimin rreth kontratave të punës.

Artan Demhasaj nga Lëvizja “Çohu”, është shprehur se as ligjërisht e as fizikisht kjo nuk është e mundur.

E, Dukagjin Pupovci ,njohës i çështjeve arsimore, tha se ky proces e ka shoqëruar Kosovën në vazhdimësi dhe duhet të merren masa njëherë e mirë.

Ndërkaq, Rinor Qehaja ka kritika edhe për Agjencinë e akreditimeve, duke u shprehur se pse kanë akredituar programe ndonëse kanë dyshuar se ka profesorë me 2 kontrata të rregullta të punës.

E punën si profesor të rregullt në dy vende të ndryshme u ndalon në një vendim i fundit i lëshuar nga Këshilli drejtues i UP-së. 


Doktorët e shkencave nga rajoni që ligjërojnë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...