Foto: Koha

Kosova pret ndihmën e Malit të Zi për liberalizim vizash [video]

14 Nëntor 2016 - 19:22      

Dështuan që ta votojnë në Kuvend një deklaratë të përbashkët përmes së cilës do t’i kërkonin BE-së që t’ia hiqnin Kosovës demarkacionin si kusht për liberalizim, e këtë po tentojnë ta bëjnë përmes Malit të Zi.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka treguar se është në kontakt me krerët shtetërorë të Malit të Zi, të cilët shpejt pritet t’i drejtohen zyrtarisht BE-së ku do t’i kërkojnë që Kosova të mos e ketë kusht demarkacionin për lëvizje të lirë, raporton KTV.

Por, për opozitën, vetëm zgjedhjet do ta nxirrnin vendin nga kriza.

Galuk Konjufca i Vetëvendosjes tha se Kosova nuk ka llogari ta mbajë këtë Qeveri, e cila po del të jetë dhe vdekjeprurëse për qytetarët e Kosovës.

Ndryshe, mbledhja e Kryesisë ka dështuar të mbahet në mungesë kuorumi.

Por, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka treguar se këtë javë do të ketë dy seanca. Të enjten do të jetë vazhdim me pikat e mbetura nga seanca e kaluar, ndërsa të premten seancë e re plenare. 


Kosova pret ndihmën e Malit të Zi për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...