14 Nëntor 2016 - 19:15
Të mirë marrëveshjen e ka quajtur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë se ky fakt tregon qartë se Serbia një herë e mirë i ka dhënë fund influencës mbi Kosovën, raporton KTV.
Por, kundër Marrëveshjes për kodin shtetëror telefonik janë shprehur Partitë opozitare.
Nënkryetari i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, duke e quajtur marrëveshje të dëmshme për shtetin e Kosovës, ka thënë se me të më së shumti po përfiton Serbia.
Kundër marrëveshjes ka dalë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas së cilës ky nuk mund të quhet sukses për Kosovën, por për Serbinë.
Ndërkohë, ka reaguar edhe Lista Serbe, sipas së cilës në të ardhmen e afërt kjo marrëveshje do të rezultojë edhe me “formimin shumë të pritur të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...