
14 Nëntor 2016 - 19:13
Me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova merr kodin shtetëror, por i njëjti nuk njihet në ITU si i tillë për faktin se vendi nuk është anëtar i OKB-së, rrjedhimisht i ITU-së, raporton KTV.
Mirëpo, kjo sipas zyrtarëve të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, nuk do të paraqesë problem në funksionimin e këtij kodi që sipas marrëveshjes duhet të jetë i gatshëm për përdorim pas 15 dhjetorit.
Kreshnik Gashi, Kryetar i Bordit të ARKEP, ka deklaruar se kompania serbe do të ketë një numër të madh kushtëzimesh.
Serbia, në marrëveshjen e publikuar, ka pranuar se kompania telefonike MTS do të punojë sipas ligjeve të Kosovës dhe do kryejë të gjitha përgjegjësitë që i caktohen nga ARKEP-i, apo nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve deri më 26 nëntor.
Madje, e njëjta përmend edhe disa obligime financiare që kompania serbe duhet t’ia paguajë ARKEP-it.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...