
14 Nëntor 2016 - 19:09
Qindra sish, kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri para objektit të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast kanë kërkuar hetim të pavarur ndërkombëtar, për zbardhjen e këtij rasti, raporton KTV.
Pjesëmarrës kanë qenë edhe aktivistë dhe drejtues të Vetëvendosjes, si dhe familja e Astrit Deharit.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se ende nuk kanë asnjë njoftim zyrtar për rezultatet e autopsisë. Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha, ka kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin.
Ajo ka theksuar se nëse ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, nuk mund t’u ofrojë qytetarëve të saj drejtësi, atëherë ajo duhet të japë dorëheqje.
Përgjegjësi dhe dorëheqje ajo ka kërkuar edhe nga zinxhiri hierarkik i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Policisë Rajonale të Prizrenit, si dhe gardianët e Qendrës së Paraburgimit që dështuan në rastin Dehari.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka vdekur në rrethana ende të pasqaruar, para nëntë ditëve në Qendrën e paraburgimit në Prizren.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...