14 Nëntor 2016 - 16:42
Në hapjen solemne, mori pjesë edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila foli për rëndësinë që ka mbështetja e prodhimeve vendore dhe promovimi i prodhimeve vendore përmes fushatave promovuese.
Bajrami e përgëzoi AKB-në për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të saj në përkrahjen e prodhuesve vendorë, si dhe për aktivitetet e ndërmarra gjatë “Javëve të Biznesit Kosovar” që kanë të bëjnë me promovim e sektorit privat, veçanërisht prodhimtarisë vendore.
Ajo theksoi që MTI dhe Qeveria e Kosovës mbesin të angazhuara në përmirësimin e ambientit për të bërë biznes në vend, ku përfaqësuesit e bizneseve kanë rol shumë të rëndësishëm.
“Ky angazhim është vënë re në rangimin e Kosovës në raportet ndërkombëtare si edhe në veprimet konkrete që janë ndërmarrë deri me tani si: Investimi në zonat industriale, krijimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, përmirësimin e legjislacionit, shkurtim i taksave, eliminim i burokracisë etj”, ka thënë Bajrami.
Ministrja Bajrami, theksoi po ashtu se MTI-ja në vazhdimësi do të jetë në mbështetje dhe promovim të prodhimeve vendore përmes organizmit të panaireve dhe forumeve brenda e jashtë vendit.
Ajo njoftoi të pranishmit se KIESA në vitin 2016 ka mbështetur 173 ndërmarrje të marrin pjesë në 17 panaire ndërkombëtare, ku janë ekspozuar rreth 800 produkte nga Kosova, janë nënshkruar 33 kontrata bashkëpunimi dhe shitjeje, si dhe dhjetëra të tjera janë duke u negociuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...