Foto: Koha

Kryesia e Kuvendit rimblidhet nesër

14 Nëntor 2016 - 16:30      

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së sotme, ka vendosur që të mblidhet edhe nesër për të vazhduar me pikat e rendit të ditës së sotme, por edhe pika të reja.

Me fillim nga ora 12:00, pika të rendit të ditës nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të Kuvendit do të jenë:

11. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (Raundi i II - votim i fshehtë),

14. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),

15. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,

16. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,

17. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Ndërsa, si pika të reja të rendit të ditës do të jenë këto:

II. Seancë e re:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 04-L-123 të Procedurës penale, (Me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit)

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-122 për kontrollin e mbrendshëm të financave publike,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-123 për Inspektoratin Shëndetsor,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-031 për liritë fetare në Kosovë,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,

10. Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,

11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...