Pendohen terroristët, tregojnë “sulmin ndaj Izraelit”

14 Nëntor 2016 - 15:36      

Pas 11 arrestimeve të kryera mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë për çështje terrorizmi, dy nga të dyshuarit kanë pranuar të flasin e të kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Burime nga Krimet e Rënda deklarojnë se janë informuar nga homologët e tyre në Kosovë, se dy nga të dyshuarit kanë rrëfyer planin e tyre për të sulmuar stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, fillimisht me eksploziv e më pas me armë zjarri.

Ky sulm do të kryhej gjatë mbërritjes së futbollistëve izraelitë, ndërkohë që grupi i të dyshuarve në Shqipëri do të ishin pjesa mbështetëse e terroristëve.

Pasi është vënë në dijeni të këtij informacioni, Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i dërgojë letërporosi Prokurorisë Speciale në Kosovë për t’i marrë të dhënat në rrugë zyrtare, së bashku me emrat e personave të tjerë të implikuar në Shqipëri në planin e sulmit të zbuluar nga përgjimet intensive jo vetëm të autoriteteve shqiptare, por edhe atyre të huaja, raporton TCH.

Të katër të dyshuarit në Shqipëri, që mbahen në “arrest me burg”, nuk kanë pranuar të flasin duke mohuar çdo qëndrim të prokurorisë. Por ata shfaqen në komunikimet telefonike dhe në rrjetet sociale duke paralajmëruar se goditja do kryhej së shpejti.

Përveç akuzës së aktit terrorist, ata mbahen në paraburgim edhe për rekrutim të shtetasve në luftimet në Siri dhe indoktrinim të besimtarëve në grupin terrorist ISIS.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...