Foto: Koha

Burgu i Sigurisë së lartë në Gërdofc me staf korrektues serb

14 Nëntor 2016 - 15:32      

Një kumtesë nga Ministria e Drejtësisë dërguar medieve, njofton se Burgu i Sigurisë së Lartë, ka pranuar në vitin 2013 staf korrektues serb të cilët tani janë angazhuar në punë me këtë kategori të burgosurve, transmeton Koha.net.

Kumtesa shton se kjo është bërë në mënyrë që të gjithë të burgosurit të marrin trajtimin adekuat.

Shërbimi korrektues i Kosovës ka transferuar katër të burgosur nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë në Burgut të Sigurisë së lart.

Ky transferim është kryer në bazë të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, dhe në bashkëpunim me organet tjera të sundimit të ligjit.

Burgu i Sigurisë së lartë në Gërdofc është institucioni i ndërtuar për vendosjen e të gjithë të burgosurve me rrezikshmëri të lartë dhe shumë të lartë dhe atyre me dënime të gjata, bazuar në vlerësimin individual të rrezikshmërisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...