14 Nëntor 2016 - 15:32
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se për të katërmbëdhjetën herë po realizojnë “Javët e Biznesit Kosovar”, rëndësia e të cilët është jashtëzakonisht e madhe, thuhet në komunikatë.
“Konsumimi i prodhimeve vendëse nuk është vetëm vlerë ekonomike, por edhe vlerë kombëtare dhe që qytetarët duhet t’i japin prioritet konsumimit të prodhimeve vendore, nga të cilat pos përfitimit dhe rritjes së prodhimtarisë vendore, rritet edhe mirëqenia qytetare, punësimi dhe zhvillimi ekonomik i shtetit”, tha Shahini, transmeton Koha.net.
Kryetari i AKB-së shtoi, se rreth pesë miliardë euro të qytetarëve kosovarë eksportohen në Serbi, që na shkatërroi e po ndërtohet me para të qytetarëve të Kosovës dhe kjo duhet të ndalet. Pra, sipas tij nacionalizmi ekonomik iu mungon shqiptarëve.
Sipas tij pa zhvillim ekonomik nuk ka përparim dhe institucionet prioritet duhet ti japin zhvillimit të sektorit privat dhe për të cilat duhet krijuar politika sa më të favorshme. Institucionet duhet shqyrtuar barrierat që kanë bizneset dhe duhet eliminuar ato.
“Sot Kosova nuk mund të mburret me eksportet, por mund të mburret vetëm me potencialet të cilat duhet zhvilluar dhe për t’u mburrur edhe me eksporte, institucionet duhet të bëjnë më shumë për biznesin vendor”, tha Shahini.
Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë e Industrisë, tha se promovimi i produkteve vendore nuk po ndalet, por vetëm sa po shtohet ku çdo ditë e më shumë ato po konsumohen nga qytetarët.
“Ne kemi bërë përpjekje maksimale për krijimin e lehtësirave për bizneset, gjë për të cilën flasin edhe raportet ndërkombëtare, ku për bërje të biznesit Kosova është ranguar mjaft mirë nga Banka Botërore”, tha Bajrami.
Ministrja e Tregtisë e Industrisë, shtoi se do të vazhdojnë me punë dhe aktivitete të dobishme për biznesin vendës, duke ditur se asnjëherë nuk janë të kënaqur me atë çfarë kanë bërë deri tash dhe do të vazhdojnë me aktivitete në eliminimin e barrierave për biznesin.
“Ne konsumojmë produkte vendore gjithnjë dhe me konsumin e tyre edhe nga të gjithë përkrahim vetveten tonë duke u zhvilluar”, tha Bajrami.
Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se asnjëherë nuk janë të kënaqur me punën e dobishme të bërë për biznesin, ku me veprimet e mira disa biznese po ia dalin suksesshëm.
Ai tha se për njëzet vjet jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët nuk do të kenë problem me mungesën e energjisë.
“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që bizneset vendore të kenë frymëmarrje më të mirë. Derisa dhjetë vjet më parë e kishim të vështirë të mbushnim një shportë me prodhime vendore, tashmë e mbushim shumë lehtë”, tha Stavileci.
Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha se duhet ecur përpara e zhvilluar dhe nuk duhet kthyer pas.
“Sa më shumë të përkrahen bizneset vendore, aq më shumë zhvillohemi, punësohemi dhe rrisim mirëqenien qytetare”, tha kryetari i BSPK-së.
Xhemajl Dauti nga Oda Ekonomike e Maqedonisë veri-perëndimore, tha se ka besim të madh se do të vazhdojë afirmimi dhe konsumimi i prodhimeve kosovare, gjë të cilët tash katërmbëdhjetë vjet po e bëjnë .
Ai kërkoi nga institucionet që të heqin barrierat e shumta ndaj biznesit e sidomos anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare, ku në disa raste po angazhohen edhe OEMVP-ja.
“Javët e Biznesit Kosovar 2016” do të vazhdoi me aktivitete deri me 14 dhjetor në vende të ndryshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...