
14 Nëntor 2016 - 15:26
Ja çfarë shkruan në këtë dokument, transmeton Koha.net, shkrimet e mediumeve serbe:
“Telekom Srbija” merr lejen e përhershme për telefoninë fikse.
Për telefoninë mobile leja jepet për dy vjet kur “Telekom”, bashkë me operatorët tjerë në Kosovë do të marrë pjesë në konkursin për operatorë mobilë.
“Telekom Srbija” themelon të bijën e vet firmë në Kosovë (MTS d.o.o), e cila do të punojë në përputhje me ligjet e Kosovës.
MTS d.o.o do të ndajë 60 mijë numra me mundësi lidhjeje me 047X, por edhe me 06X, transmeton Koha.net. Praktikisht, është një SIM kartelë me dy numra dhe të dy do të përdoren njësoj me çmim të njëjtë. SIM kartelat i jep MTS d.o.o.
Numri 06X do të jetë numër primar deri në fund të kohës kalimtare (dy vjet) dhe pas kësaj numri 047X do të mbetet numër primar.
Bisedat ndërmjet Serbisë e Kosovës do të kenë statusin e bisedave lokale.
Shfrytëzuesit që vendosin për rrjetin MTS do të kenë në ofertë të gjitha ato të shfrytëzuesve në Serbi, përkatësisht edhe rrjetet 3G e 4G e jo vetëm rrjetin 2G, siç ka kërkuar më herët Kosova.
Dy palët janë pajtuar për mbulimin me sinjal të MTS-së në 30 lokacione që gjenden si në pjesën veriore të Kosovës, ashtu edhe në të gjitha mjediset një jug të lumit Ibër.
Pasuria e “Telekoma Srbija” bartet në ndërmarrjen e re të formuar MTS d.o.o., dhe kjo bartje bëhet pa kurrfarë doganimi, shpenzimesh tatimore dhe pa kurrfarë kushtesh e kufizimesh.
Menjëherë fillohet me formimin e firmës MTS d.o.o.
Pasi të kryhet kjo punë, Serbia jep pëlqimin që rajonit territorial të Kosovës t’i ndahet numri thirrës +383 dhe letra me përmbajtje të tillë t’i dërgohet ITU-së deri më 3 dhjetor.
Zgjidhje kompromisi është që këtë kërkesë ta bëjë Austria, por ajo nuk mund ta bëjë këtë pa leje të Beogradit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...