Kelmendi sheh mundësi bashkëpunimi të shtuar Kosovë – Shqipëri

14 Nëntor 2016 - 15:14      

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe nënkryetarin Kristo Kiço, njofton kumtesa.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u bisedua për të arriturat në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit, për shkëmbimin tregtar ndërmjet dy shteteve, si dhe për mbështetjen në sektorin e bujqësisë në veçanti.

“Qeveria e Kosovës në udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, është e përkushtuar që të avancojë maksimalisht shkëmbimin tregtar të dy shteteve dhe në këtë kontekst ne biseduam me kryetaren e Bashkisë së Sarandës”, tha Kelmendi.

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, kërkoi bashkëpunim të shtuar në fushën e ekonomisë.

“Kemi ardhur në Prishtinë së bashku me një ekip nga Bashkia e Sarandës, drejtues të bizneseve dhe sipërmarrës të sferave të ndryshme të biznesit, për të bërë një prezantim të asaj se çfarë mund të bëjmë ne në këtë drejtim dhe për të marrë një shije te të gjithë ata investitorë, biznesmenë të Kosovës, për të ardhur dhe shtuar këmbimet e deritanishme”, tha ajo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...