14 Nëntor 2016 - 15:13
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se tema kryesor e këtij takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës, transmeton Koha.net.
“Bajrami e informoi ambasadorin francez rreth proceseve reformave ekonomike që ka ndërmarrë Kosova në funksion të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes si dhe implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Në anën tjetër, Chabert shprehu gatishmërinë e shtetit francez për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike me Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se ambasadori francez ka thënë se ka një rritje të interesimit të kompanive franceze për të investuar në Kosovë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve konkrete dhe bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...