Dida e quan të dobishme e Morina të dëmshme marrëveshjen për Kodin Telefonik

14 Nëntor 2016 - 14:48      

Marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, vlerësohet lartë nga eksperti i Telekomunikacionit, Agron Dida.

Ish-drejtori i PTK-së, në një prononcim për Radio Kosovën, thotë se ka shumë arsye pse duhet të quhet marrëveshje e suksesshme.

“Së pari me rëndësi është që Kosova me këtë po bëhet aktor ndërkombëtar tash do të bëhet edhe anëtare e ITU, Rregullatorit Botëror të Telekomunikimeve, e ka kodin e vet e ka identitetin e vet. Tash edhe nuk do të ketë asnjë pengesë që këto sisteme të mëdha, Google, Facebook e tjerë ta njohin më Kosovën, sepse është hequr pengesa e fundit e që kjo është tepër me rëndësi për Kosovën”.

Dida pranon se kjo marrëveshje ka kosto, por përfitimet janë më të mëdha se humbjet.

“Do të formohet operatori i GSM në Kosovë por po them përfitimet do të jenë dukshme më të mëdha, pos asaj operatori këtu do të veprojë në pajtim me rregullat e shtetit të Kosovës, e do ti përgjigjet ATK-së.”

Kurse ish ministri i Telekomunikacionit, Zef Morina, marrëveshjen e vlerëson si të dëmshme për Kosovën.

“Përveç asaj që ne iu kemi nënshtrua Serbisë e vullnetit të saj që të pajisemi me kod, ne kemi mundësua Serbisë të futet me operatorin serb në Kosovë gjë që faktikisht kjo do të jetë e dëmshme sepse ajo do të vë monopol dhe faktikisht operatorët kosovarë do të jenë në humbje dhe vet buxheti i vendit do të jetë në humbje.”

E mira e vetme e marrëveshjes sipas Morinës është se do të kemi një kod e jo tri kode siç kemi aktualisht. Edhe pse Morina vlerëson se nuk është dashur të hyhet fare në bisedime me Serbinë për kodin telefonik, por ishte dashur të tentohet anëtarësia në ITU përmes votave të shteteve anëtare, pas së cilës Kosova do të mund të pajisej me kod telefonik. Sipas marrëveshjes, Kosova do të ketë kodin telefonik ndërkombëtar +383. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...