14 Nëntor 2016 - 14:05
Në këtë takim, ai theksoi se Agjencia Kundër Korrupsionit është një prej mekanizmave më të fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prandaj nevojitet një bashkëpunim edhe më i madh i të gjitha institucioneve dhe autoriteteve hetuese e prokuroriale, me këtë institucion, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Kemi progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por gjithnjë ekziston mundësia që të bëhet edhe më shumë”, ka thënë Thaçi, transmeton Koha.net.
Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, e ka informuar presidentin për angazhimin e tij prej marrjes së kësaj detyre të re.
Havolli ka thënë se agjencia po angazhohet maksimalisht për zbatimin e ligjit dhe për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në vend.
Thaçi dhe kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë biseduan edhe për shtimin e përpjekjeve, që Kosova të përfshihet në mekanizmat ndërkombëtar antikorrupsion.
“Kosova duhet të përfshihet në mekanizmat ndërkombëtar antikorrupsion”, ka thënë Thaçi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...