
14 Nëntor 2016 - 14:00
Është e vërtetë se Serbia është detyruar që Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU-së) ta njoftojë se pajtohet që Kosovës t’i jepet numri thirrës, të cilin mund ta marrin vetëm shtetet dhe që përkohësisht, derisa të shpallet tenderi në Prishtinë, në Kosovë të punojë “e bija e Telekomit”- firma MTS doo, e cila do të regjistrohet sipas ligjeve të Kosovës, citon kumtesën e kësaj partie agjencia FoNet.
Kjo është edhe në marrëveshje ndër shumë marrëveshjet antikushtetuese e të dëmshme që janë pasojë e “marrëveshje pas marrëveshjes me Prishtinën dhe kapitull pas kapitulli me BE-në të cilat Serbia, për shkak të vazhdimit të eurointegrimeve të përmbushë kërkesat e Bashkimit Europian me qëllim të rrumbullakimit të shtetësisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...