Foto: Koha

Nis protesta “Drejtësi për Astritin” [Live]

14 Nëntor 2016 - 12:30      

Marshi protestues është nisur nga sheshin “Zahir Pajaziti”. Në marsh po marrin pjesë dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të medieve e qytetarë të ndryshëm.

Me një numër të konsiderueshëm kanë dalë edhe aktivistë dhe drejtues të Vetëvendosjes, raporton Koha.net.

Pjesëmarrësit po drejtohen drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se ende nuk kanë asnjë njoftim zyrtarë për rezultatet e autopsisë.

Ata po brohorisin ”Drejtësi për Astritin”, “Astriti jam unë“, etj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...