Afrim Iljazi zgjidhet kryetar i degës së RDK-së në Gostivar

14 Nëntor 2016 - 12:08      

Gostivar, 14 nëntor - Rilindja Demokratike Kombëtare vazhdon rekonstruimet e brendshme partiake, si parapërgatitje për Kongresin e Dytë partiak. Në këtë kuadër Dega e RDK-së në Gostivar me aklamacion zgjodhi për kryetar Mr. Afrim Iljazin, pedagog i diplomuar, MBA nga New York College në Greqi, dhe kandidat për doktor shkence në fushën e edukimit special.

Krahas kryetarit, kuvendarët zgjodhën edhe Kryesinë e degës 21 anëtarëshe. I pranishëm në këtë kuvend zgjedhor të degës ishte edhe kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.

Në fjalën e tij të rastit kryetari i sapozgjedhur i degës Afrim Iljazi, u zotua se këtë besim nuk do e zhgënjejë kurrë. Jam i bindur se me një bashkëpunim, komunikim të gjerë do t'i kapërcejmë të gjitha pengesat dhe do t'ia arrijmë qëllimit.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...