Foto: Koha

Dështon mbledhja e Kryesisë, Malit të Zi i kërkohet të mos kushtëzojë me demarkacionin

14 Nëntor 2016 - 11:56      

Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, bën të ditur KTV. Mbledhja e Kryesisë do të mbahet nesër.

Por kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka treguar se këtë javë do të jenë dy seanca plenare: të enjten vazhdimi i seancës së kaluar, të papërfunduar, me pikat e mbetura, ndërsa të premten do të mbahet një seancë e re.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shpjeguar kërkesën më të re që Kosova i ka bërë zyrtarisht Malit të Zi, sa i përket demarkacionit. Ai tha se ka kontakte me zyrtarët më të lartë shtetërorë të Malit të Zi.

“Presim që bartësit më të lartë institucionalë në Mal të Zi do të kërkojnë nga ne që demarkacioni të mos jetë kusht për Kosovën për liberalizimin e vizave. Kemi kërkuar zyrtarisht nga ta që të thuhet se Kosova nuk ka problem me Malin e Zi”.

Nga ana tjetër opozita kërkon zgjedhje për daljen nga kjo situatë.

Për Kodin telefonik Veseli ka thënë se Kosova nuk do ta ketë më kodin 00381. Vetë ky fakt është i dallueshëm edhe nga fëmijët. Serbia ka marrë fund njëherë e përgjithmonë që të ketë influencë mbi Republikën e Kosovës, - është shprehur kryeparlamentari. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...