Rama në Bruksel: BE nënvizoi ecurinë mbresëlënëse të reformave

14 Nëntor 2016 - 11:12      

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook njoftoi se në mëngjesin e punës me vendet anëtare në Bruksel u fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sapo përfundoi në Bruksel mëngjesi i punës me vendet anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së, ku u fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik.

Falenderim i veçantë për shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini dhe për komisionerin Johannes Hahn, dy miq të posaçëm e partnerë të çmuar të Shqipërisë në këtë proces”, shkruan Rama. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...