Foto: Koha

Sot, në orën 11:00, mbledhje komemorative për Astrit Deharin

14 Nëntor 2016 - 08:06      

Sot duke filluar nga ora 11:00 në Amfiteatrin e dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të Astrit Deharit.

Sipas njoftimit për media, pjesëmarrës do të jenë familjarë të Astritit, stafi akademik nga Fakulteti i Mjekësisë, përfaqësues nga Rektorati, si dhe kolegë të Astritit nga fakulteti, transmeton kp.

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana ende të paqarta në qendrën e paraburgimit në Prizren, ishte në vitin e gjashtë të Fakultetit të Mjekësisë.

Ai bashkë me pesë aktivistë të tjerë të VV-së, mbahej në paraburgim nën dyshimin se kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...