
14 Nëntor 2016 - 08:03
Sipas paralajmërimit, për vazhdimin e mbledhjes në rend të ditës do të jenë pikët e papërfunduar në mbledhjen e fundit të Kuvendit:
11. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (Raundi i II - votim i fshehtë),
14. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),
15. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,
16. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
17. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Në seancën e re të Kuvendit, përveç pikëve tashmë të rëndomta -
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës; 2. Koha për pyetje parlamentare, dhe 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, do të jenë edhe:
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 04-L-123 të Procedurës penale, ( Me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit)
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-122 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-123 për Inspektoratin Shëndetësor,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-031 për liritë fetare në Kosovë,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
10. Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a, dhe në fund edhe Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...