
14 Nëntor 2016 - 08:00
Dehari vdiq në rrethana ende të paqarta, një javë më parë, tek po ndodhej në paraburgim prej 67 ditësh nën dyshimin se bashkë me 5 aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes kanë kryer sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, më 4 gusht, shkruan sot “Koha Ditore “.
Pas procesit të autopsisë në trupin e Deharit, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thënë se Dehari ka vdekur nga asfiksia. Ndërsa, raporti i përfundimtar i autopsisë nuk është publikuar ende.
Vdekja e tij në rrethana të dyshimta dhe deklaratat kontradiktore të autoriteteve kosovare, kanë bërë që familja Dehari dhe Lëvizja Vetëvendosje të kërkojnë hetime të pavarura, duke hedhur dyshimin në hetuesinë vendore. Drejtësi për Astritin po kërkojnë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, mediave, publicistë, gazetarë e artistë.
Besa Luzha, nga shoqëria civile, ka bërë të ditur në një konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë se janë të shqetësuar se si një i ri humb jetën në burg dhe askush nuk merr përgjegjësi dhe nuk ka asnjë suspendim të personave përgjegjës.
(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...