Foto: Ilustrim

Anulohet tenderi i Policisë për jelekë antiplumb, shkaku i mosekzaminimit të mostrave

14 Nëntor 2016 - 07:20      

Policia e Kosovës ia ka dhënë tenderin prej 1.6 milionë eurosh për furnizim me jelekë antiplumb kompanisë “All Zone” pa vlerësuar në tërësi ofertat dhe pa ekzaminim të mostrave.

Gjykata e Tenderëve e ka anuluar tenderin në fjalë pasi ka konstatuar se gjatë procedurës tenderuese ka pasur shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, që kanë të bëjnë me specifikat e tenderit, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo e ka urdhëruar autoritetin kontraktues që lëndën ta kthejë në rivlerësim dhe rivlerësimi i ofertave të bëhet në përputhje të plotë me kërkesat e dosjes së tenderit dhe specifikimit teknik të detyrueshëm.

Ky vendim ka ardhur pasi OSHP-ja, përkatësisht eksperti shqyrtues gjatë analizimit të dokumentacioneve pas ankesës së dy kompanive të tjera në garë ka vërejtur se komisioni vlerësues i Policisë së Kosovës nuk e ka bërë vlerësimin e ofertave në tërësi sipas kërkesave të dosjes së tenderit dhe të specifikimeve teknike të detyrueshme të kërkuara nga autoriteti kontraktues. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...