Berisha dyshon se Kosova ka bërë lëshime tjera në bisedimet për kod telefonik

13 Nëntor 2016 - 23:12      

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, i cili është njohës i fushës së telekomunikimit ka folur për Koha.net rreth zhvillimeve të fundit në këtë fushë. Me ngurrim për të folur rreth kësaj teme, sepse nuk ka një dokument, ai foli shkurt, duke vënë në pah dyshimet e tij.

Anton Berisha ka thënë se ende nuk ka një dokument zyrtar, përkundër që është një deklaratë e Bashkimit Europian, dhe nuk është e sigurt asgjë, ngaqë kështu ka qenë edhe vite më parë e më pas është negociuar marrëveshja e arritur, transmeton Koha.net.

Berisha më parë ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me këtë temë, duke thënë se marrja e kodit duke dhënë infrastrukturën telekomunikuese në veri Serbisë, nuk sjell asnjë dobi.

“Kosova këtu ka humbur ngaqë ka lejuar që ata të bartin asetet e Telekomit në MTS, por dyshimet i kam që ka edhe lëshime tjera”, ka thënë Berisha për Koha.net.

Dyshimet e tij janë që Kosova ka bërë edhe kompromise tjera duke lëshuar edhe favore tjera për Serbinë, me kusht që të marrë kodin telefonik nga ITU, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, gjë që i takon Kosovës.

“Dyshimet e mia janë që këta do të shtrijnë në gjithë Kosovën operatorin e tyre”, shtoi Berisha, duke thënë se nuk mund të ketë kod etnik, që të shtrihet vetëm në një rajon. E kjo që thotë Berisha përshtatet me atë që ka thënë Marko Gjuriq, se pas dy vitesh do të ketë shtrirje në tërë territorin e Kosovës të telefonisë serbe.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...