13 Nëntor 2016 - 22:57
Besa Luzha, profesore universitare e ka ironizuar këtë marrëveshje si “fitore të Pirros”.
“Edhe një fjollë e radhës që kurrsesi s’po shkrihet. Duhet me shpresu që Serbia na e jep kodin mbasi të shihet a po ia rehatojmë mirë kompaninë publike të saj në territor të Kosovës”, ka thënë Luzha, teksa ka cituar një pjesë nga njoftimi zyrtar i BE-së.
“Palët do të shqyrtojnë këto dokumente dhe në qoftë se ata bien dakord se dokumentet janë në përputhje me Marrëveshjen e Telekomunikacionit nga Marrëveshja e 2013-ës, Plani i veprimit dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së të vitit 2015, Serbia do të dërgojë një letër ITU-së më 3 dhjetor duke rënë dakord se një kod treshifror mund të ndahet për Kosovën”.
Gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi po ashtu ka thënë se nuk ka vend për festë.
“Goxha po i konsumojmë rrenat e mira, sikur këtë për kodin telefonik +383. Ai ende nuk i është ndarë Kosovës. Qeveria sot na tha që u arrit marrëveshje me Serbinë për këtë kod. Të njëjtën informatë na e pat shitë edhe vitin e shkuar, kur pati premtu që kemi me e pasë prefiksin shtetëror deri në fillim të 2016-s. Marrëveshje për kodin është mbërri edhe në vitin 2013, por pavarësisht të gjithave, ne ende shërbehemi me tri prefikse të huaja”, ka shkruar Krasniqi, përcjell Koha.net. “Prandaj, s’ka arsye për t’iu gëzuar një rrene të moçme. Arsye për festë ka vetëm atëherë kur ITU-ja e publikon në Gazetë Zyrtare vendimin rreth kësaj çështjeje. Festë të zbehtë, meqë nuk do të na ndajë ‘kod shtetëror’, pritje që Qeveria na e ka ushqyer prej vitesh”, ka shtuar më tej ai.
Edhe Avni Zogiani, ka kritikuar marrëveshjen.
“Flasin për treg të lirë që 17 vjet, e këndej një kompanie në tregun më fitimprurës, atë të telefonisë mobile, i jepet qasje në treg pa asnjë konkurrencë... ‘we believe in a free market’ (Ne besojmë në tregun e lirë)!”, ka thënë Zogiani.
Petrit Zogaj, drejtor i lëvizjes FOL, është shprehur befasuar se si po tentohet që ky lajm të shitet si sukses i dialogut.
“Problemin që kam me këtë kodin telefonik është se qysh është e mundur që kjo kasta sunduese ende mendon që mundet me e shitë si sukses të dialogut kodin telefonik tash? Pra, a seriozisht besojnë që dikush ju beson që dialogu po ka sukses dhe se po është në të mirë të qytetareve të këtij vendi a? Këta besimtarë të devotshëm të dështimeve”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...