
13 Nëntor 2016 - 22:22
Ndër më aktivët në këtë mes ishte profesori Ismet Hamiti, ekspert i fushës.
Në janar të këtij viti ai kishte deklaruar se “me marrëveshjen me Serbinë, asaj i njihet kompetenca në qeverisjen me sektorin e telekomunikimit në Kosovë”.
“Posta dhe Telekomi i Kosovës është ndarë nga Serbia 55 vjet më parë. E tash, për herë të parë, me nënshkrim të Qeverisë së Kosovës, operatori shtetëror serb kthehet në Kosovë. Dhe kjo bëhet kinse për kodin telefonik, për të cilin aplikon Austria me pëlqimin e Kosovës dhe Serbisë. Tek kodet, kemi aplikuesin, titullarin (pronarin) dhe shfrytëzuesin. Aplikuesi është Austria, shfrytëzuesi është Kosova. E kush është pronari?", kishte pyetur Hamiti, duke e lënë të nënkuptohet se pronari i atij kodi brenda treshes Austri-Serbi-Kosovë, do të jetë Serbia.
Në një rast tjetër, Hamiti kishte deklaruar se Kodi për Kosovën do të mund të zgjidhej edhe pa Serbinë. Sipas tij, Kosova mund të aplikojë për kodin ndërkombëtar edhe pa qenë pjesë e OKB-së.
“Nuk ka vend në botë që e lejon që kompania e shtetit tjetër të operojë në shtetin tjetër. Do të ketë pasoja ne sigurinë e vendit tonë. Kjo marrëveshje duhet te kundërshtohet fuqishëm dhe përgjegjësit duhet t’i përgjigjen popullit”, kishte thënë ai. Koha.net ka provuar të kontaktojë me Hamitin, por të dielën mbrëma këtë e ka pasur të pamundur.
Edhe eksperti tjetër i telekomunikacionit Fatban Bunjaku, kishte thënë se marrëveshja për telekomunikacionin, fazat e saj, si dhe forma e aplikimit për kod, kanë qenë jotransparente dhe në kundërshtim me interesin shtetëror të Republikës së Kosovës. Lidhur me rreziqet dhe dëmet që pëson Kosova nga kjo marrëveshje, ai që fokusua tek plani i numeracionit, frekuencat, portimi, forma e shtrirjes, përparësia (diskriminimi) në tender, përfitimi dhe humbja nga trafiku ndërkombëtar, e të tjera.
“Kosova ka mundur të aplikojë vetë në ITU, sipas nenit 2 pika C të Kushtetutës së ITU-së. Po ashtu, Kosova ka mundur ta shfrytëzojë kodin 355 të Shqipërisë, duke e zbatuar Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Pra, Kosova i ka pasur së paku dy mundësi të tjera, e jo të insistohet në një kod nga Serbia. Rreziku më i madh që i kanoset Kosovës është që duke bërë marrëveshje të tilla, duke dhënë kaq shumë nga sovraniteti në aspektin e telekomunikacionit, të integrohemi gradualisht në sistemin telefonik të Serbisë”, kishte deklaruar ai.
Për Kodin Telefonik kishte folur edhe eksperti Agron Dida. Ai kishte thënë se shpenzimet e operatorëve të telekomit do të zvogëlohen dhe në këtë mënyrë mund të investojnë në shërbime të reja.
“Kontrata për shfrytëzim të kodit të Telekomit të Monakos ka qenë shumë e dëmshme për Kosovën. Largimi i kësaj kontrate, konsiderohet sukses dhe përparim. Kështu që kur kostoja e shpenzimeve të kompanive zvogëlohet, normal se ulen edhe çmimet e shërbimeve për konsumatorë. Edhe konkurrenca kohën e fundit është duke u zhvilluar mirë, në tregun e telekomit“, kishte thënë Dida për REL.
Sipas Qeverisë së Kosovës, kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik kanë arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...