Ku e sheh Gjuriq fitoren e Serbisë në kodin telefonik për Kosovën

13 Nëntor 2016 - 20:44      

Arritja e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës, +383, ka bërë që menjëherë në mediet serbe të prononcohet i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se është mirë që Serbia nuk ka pranuar një marrëveshje që nuk është në interes të serbëve, por që ka arritur një marrëveshje që i përshtatet serbëve, transmeton Koha.net.

“Kjo marrëveshje ruan pronën komplete të ‘Telekom Srbija’, që mund të shihet në deklaratën e BE-së”, tha Gjuriq.

Gjuriq ka thënë më tej se të gjitha asetet janë transferuar në “MTS d.o.o” që do të operojë në Kosovë dhe është pronësi zyrtarisht në pronësi të MTS Telekom Serbia.

“Astetet e ‘Telekom Srbija’ janë zyrtarisht të ruajtura përgjithmonë, si stacioni bazë dhe çdo gjë tjetër. Ata (kosovarët) kanë dashur të rrëmbejnë asetet tona, ne nuk kemi pranuar. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme, e sigurisht do të jetë positive në marrëdhëniet tona me Prishtinën dhe BE-në”, ka thënë Gjuriq.

Ai shton se në të ardhmen, pas dy vitesh “Telekom Serbia” do të jetë në të gjithë territorin, pasi të shpallet tenderi, duke përmendur se edhe telefonia fikse do të jetë e vlefshme shumë në Kosovë. E periudha kalimtare, sipas Gjuriqit, do të jetë deri në shpalljen e tenderit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...