Në përkujtim të 14 ushtarëve britanikë që humbën jetën në Kosovë [video]

13 Nëntor 2016 - 19:33      

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka përkujtuar 14 ushtarët britanikë e rënë dëshmorë gjatë shërbimit të tyre në Kosovë në kuadër të trupave të NATO-s.

Në një ceremoni në bazën e KFOR-it në “Arbëri”, ambasadori britanik, Ruairi O’Conell, ka thënë se kudo nëpër botë, çdo 11 nëntor, kujtohen njerëzit që kanë dhënë jetën në shërbim të Britanisë së Madhe.

Kurse, prifti anglikan Umberto Borello, i cili gjatë ceremonisë bëri lutjet për ushtarët dëshmorë britanikë, tha se ky nderim është një reflektim për sakrificën e tyre.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë shtetërorë të Kosovë si dhe krerë e pjesëtarë të FSK-së, të cilët kanë vendosur kurora lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë.


Në përkujtim të 14 ushtarëve britanikë që... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...